Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, bënë homazhe te Lapidari i Policëve të Rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Në homazhet shtetërore mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se Policia e Kosovës është forcë multietnike që u sulmua shpesh, por gjithnjë doli fitimtare.

“Jemi këtu te lapidari i policëve të rënë në detyrë, 24 gjithsej në Kosovën e pasluftës. Dua të theksojë heroin Enver Zyberin dhe Afrim Bunjakun që ranë në detyrë. Policia e Kosovës është një forcë multietnike që u sulmua shpesh por gjithnjë doli fitimtare. Kemi dhimbje e pikëllim., kemi shumë mall, por kemi edhe krenari. Lavdi të gjithë policëve të Kosovës, të rënë në krye të detyrës”, tha Kurti.

Më pas, do të vijojnë homazhe e vizita në:

Ora 10:00 – Tek varri i Heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë, Vushtrri

Ora 10:15 – Vizitë në familjen e Heroit Bunjaku

Ora 10:45 – Homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri në fshatin Dubovc, Vushtrri

Ora 11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Zymeri në Vushtrri

Ora 12:30 – Homazhe në vendin e rënies së tij në Varage, Zubin Potok

Në kuadër të kësaj dite përkujtimore, do të organizohen edhe aktivitete sportive, si: ecje, çiklizëm, vozitje me motorë dhe gara me kayak.

Related Posts