Meteorologu Besim Aliu në “Weekend” në Klan Kosova ka bërë të ditura masat mbrojtëse për ditën e sotme, pasi priten temperatura shumë të larta.

Aliu bëri të ditur se që nga viti 1987 deri më sivjet nuk ka pasur temperatura 40 gradë në Kosovë.

Ai njoftoi se muaji gusht nuk pritet të jetë i nxehtë sa korriku.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit që janë prezente që nga qershori, sot është dita e fundit e këtyre masave të nxehta, sot temperaturat parashihen të jenë deri në 40 gradë Celsius”.

“Në reliev malor priten vranësira për riga të dobëta të shiut, derisa reshje parashihen nesër dhe gjatë javës së ardhshme. Javën e ardhshme priten të jenë temperaturat maksimale 31 gradë Celsius”, vijoi Aliu.

Sipas tij, kjo pritet të jetë e shtuna më e nxehtë e vitit.

Ndiqeni detajet nga videoja në vijim:

 

Related Posts