Gazeta prestigjioze zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ) ka botuar sot një presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruar nga ekspertja austriake e Ballkanit (dhe Kosovës) Adelheid Wölfl.
albinfo.ch e sjell këtë artiukull në gjuhën shqipe.
Si vajzë, ajo ka përjetuar luftën në Ballkan. Si kryetare e shtetit, Vjosa Osmani tani drejton një shoqëri të mbizotëruar nga meshkujt – ajo përpiqet ta nxisë dhe ta ndryshojë atë. “Të bëhem si Vjosa”, përgjigjigjen kosovaret e reja kur pyeten për të ardhmen e tyre, shkruan NZZ, transmeton albinfo.ch.
Jo më heronjtë e luftës, por arsimi, liria personale dhe ndërkombëtarizmi janë ato që kërkohen. Këto i mishëron saktësisht presidentja e re kosovare, Vjosa Osmani.
Ajo është idhull i vajzave dhe grave të reja në Kosovë.
Në zgjedhjet e fundit më 14 shkurt, juristja 38 vjeçe ndihmoi partinë e majtë nacionaliste Vetëvendosje për të fituar shumicën absolute. Ajo vetë mori 300,000 vota, të quajtura preferenciale. Askush në shtetin më të ri në Evropë nuk ka arritur kaq shumë.
Vjosa Osmani është një përjashtim në Ballkan. Asnjë grua tjetër nuk ka aq fuqi sa ajo, ndaj asnjë tjetre nuk tregohet aq shumë respekt, përcjell albinfo.ch. Ajo është e patrembur, e zgjuar dhe i njeh detajet ligjore të kushtetutës kosovare dhe të drejtës ndërkombëtare. Është e qeshur, argumenton qartë dhe nuk ka frikë nga konflikti.
Ndoshta kjo ka të bëjë me formimin e saj të hershëm. Kur ajo ishte vajzë, gjatë luftës me Serbinë, familja e saj ishte detyruar të largohej nga veriu i Kosovës. Osmanit i kujtohet se ka ndjerë tytën e ftohtë të një pushke AK-47 që një ushtar serb i kishte futur në gojë.
Vështirë se ndonjë shoqëri tjetër në Evropë ka rezistuar aq shumë sa shoqëria kosovare që nga vitet 1990. Prandaj ata (kosovarët) nuk tolerojnë më asgjë. Edhe kur u duhet të presin dhe të ndalen, ata zhvillojnë strategji afatgjata. Janë elastikë kur është puna për të bërë sakrifica. Kur të vijë koha, ata luftojnë për të realizuar kthesën.
Vjosa Osmani mishëron këtë vetëbesim demokratik. Ajo është në pushtet sepse shumë kosovarë besojnë në të, trasnmeton albinfo.ch gazetën zvicerane. Besojnë se me të mund të ndryshohet, përkundër varfërisë, pavarësisht papunësisë së lartë, korrupsionit në zyra dhe izolimit të Kosovës.
Presidentja e re e shtetit dëshiron të çlirojë vendin për herë të dytë, siç e thotë thotë vetë ajo: nga njerëzit në gjyqësor dhe në polici, që bëjnë gjithçka për para, nga profesorët që japin nota provimi në këmbim të eurove, nga burrat të cilët nuk dua që gratë e tyre të shkojnë në punë.
Zgjedhja e saj kuptohet kështu: Tani është radha e grave dhe të rinjve. Gruaja me flokë kaçurrelë të gjatë dhe të errët ishte aktive politikisht si adoleshente. Ajo ka marrë diplomën e drejtësisë nga Universiteti i Pittsburghut në shtetin Pensilvania të SHBA-së, transmeton albinfo.ch. Më vonë ka luftuar si avokate para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimimin e pavarësisë së Kosovës.
Ajo ka qenë në parlament si pjesë e Lidhjes (Konservatore) Demokratike të Kosovës (LDK) në parlament, ku ndihej pakëndshëm në mesin e klikës së zotërve të vjetër. Prandaj themeloi Nismën “Guxo!” dhe votuesit e ndoqën atë. Koalicioni i saj mori më shumë se 50 për qind të votave. Asnjëherë më parë kaq shumë gra kosovare nuk janë zgjedhur në parlament dhe qeveri si sot.
Osmani përfaqëson kampin e djathtë por modern të shoqërisë kosovare. Ish-ushtarët që pozojnë në fotografi me armë para shqiponjave të zeza nuk kanë sjellë vende pune.
Gruaja që mban gjerdan me perla, pëlqen të marrë pjesë edhe në ndeshje futbolli, por mbi të gjitha tregon sukses në sigurimin që gratë e përdhunuara në luftën e vitit 1999 të marrin kompensimin. Ajo mbështet prindërit e rinj dhe ndërtimin e kopshteve për fëmijë.
Vjosa Osmani përpiqet të mbrojë sa më shumë që të jetë e mundur nga publiku dy vajzat e saj. Burri i saj punon në ministrinë e jashtme, por nuk ndërhyn në politikë.
Kohët e fundit, Osmani ka rënë në sy me kritikat e saj ndaj BE-së. E pyetur për Serbinë, ajo ndonjëherë ka reaguar ashpër, gjë që nuk e lehtëson dialogun midis fqinjëve ndërluftues. Osmani kërkon që Serbia të kërkojë falje për mizoritë e luftës të viteve 1990 para se të mund të fillojnë bisedimet. Toni i saj i zërit ka një anë populiste, herë nacionaliste.
Ajo dëshiron të anulojë një marrëveshje që paraardhësi i saj bëri me Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Në Kosovë, pikët me shqiptarë nacionalistë mund të fitohen posaqërisht duke sharë Serbinë dhe duke larguar vëmendjen nga problemet e brendshme, përcjell albinfo.ch. Do të ishte i rëndësishëm tani përqendrimi në menaxhimin e pandemisë dhe pasojave shkatërruese të saj ekonomike dhe sociale.
Por Osmani kohë më parë është shprehur: “Ne nuk jemi zgjedhur që të kemi frikë nga telashet”.