…Ju garantoj që secilin e kuptoj sepse shoqërisht si shqiptarë jemi në fillim të formimit. Një ditë edhe ne do e arrimë pikën ku secili ia di hallin vetes se vet, ku secili e di rolin që ka në shoqëri. Ju garantoj që nuk është larg dita kur do shfaqen shqiptarët e parë që do thonë « Po, jam gabim, faleminderit qe me korrigjuat ». Në të njejtën kohë do shfaqen edhe ata që do thonë « me fal, nuk di, nuk jam i kesaj fushe ».
Atë ditë, ju garantoj që si popull do përjetojmë orgazmë kolektive nga e cila, nën dridhje e habi do nisemi drejt një modeli të ri shoqëror. Një mënyre tjetër jetese ku njësi matëse e lumturisë individuale nuk do jetë shkalla e urrejtjes ndaj tjetrit. Një formë jetese dhe shkëmbimi ku realizimi individual e mundëson projektin kolektiv.
P.s. Pjese nga nje shkrim i para nje viti.
Shkruan: Nezir Kraki