Kërkimet për trupin e mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, kanë hyrë në ditën e tretë, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe njësitë e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ekipet e zhytësve të FSK-së tashmë janë futur në ujërat e liqenit, duke u angazhuar në kërkimin për lokalizimin e trupit të të riut.
Edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut
Sipas tij, Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile.