Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, bëri bujë me deklaratën seksiste të djeshme që kërkonte që burrat të rrinin në odë e gratë në kuzhinë. Por, duket se edhe Shefqet Krasniqi është njeri i “kuzhinës”.
Krasniqi në po të njëjtën intervistë dënoi Kanunin e Lekë Dukagjinit se “diskriminonte gruan” në mënyrë të neveritshme. Por, dështoi të hiqte seksizmin prej fjalorit të tij për çka edhe u dënua publikisht nga shumë aktivistë.
Sidoqoftë, në rrjetet sociale po i qarkullon një fotografi ku ai vetë shihet derisa bën punë kuzhine, që sipas tij i takojnë grave.
Ai shihet derisa po gatuan një fli, ushqim tradicional i një pjese të popullsisë kosovare.