Një aksident me pasoja është shënuar në rrugën Ismail Kryeziu në Prizren, ku një veturë ka goditur dy këmbësore.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe nga pakujdesia ka goditur dy femra kosovare që po lëviznin si këmbësore. Si pasojë e aksidentit, të dyja viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, raporton Rilindjashqiptare.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit, ndërsa me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi për sot – 23 Korrik
Ngjarjet e datës 23 korrik
Ferati: Nuk ka marrëveshje VV-LDK, kemi diskutuar vetëm për parime

Related Posts