Një rast i dhunës në familje është raportuar pasditen e sotme në fshatin Hereq të Gjakovës, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për keqtrajtim psikologjik.

Sipas burimeve, viktima Gj. Z. rreth 28-vjeçare ka deklaruar se është keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj, A.Q. rreth 27-vjeçar. Ajo ka refuzuar të strehohet, por ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa gjatë procedurave ka qenë prezent edhe punëtori social.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga policia.

Rasti po hetohet si dhunë në familje.

Related Posts