Mbrëmjen e së enjtes ka pasur të shtëna me armë tek Rruga B në Prishtinë.
Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të reja për të shtënat e mbrëmshme rreth orës 21:00. Është raportuar se një person është ankuar se gjatë kohës sa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij dhe pas një mosmarrëveshje në trafik nga një person i panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës se tij.
Po ashtu policia ka njoftuar se i dyshuari ka goditur fizikisht pasagjerin i cili ishte në veturë duke i shkaktuar lëndime në fytyrë.
“Rr.B, Prishtinë 22.04.2021 – 20:58. Është raportuar se ankuesi mashkull Kosovar deri sa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, pas një mosmarrëveshje në trafik nga një person i panjohur është shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij si dhe fizikisht ka goditur pasagjerin i cili ishte në veturë të cilit i ka shkaktuar lëndime në fytyrë.