Një person është dërguar i vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente, Naser Syla, i njëjti kishte plagë nga arma e zjarrit.
“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Syla për Kohën.
Jemi duke pritur detaje nga Policia lidhur me rastin. Sapo të marrë përgjigje, lajmi do të përditësohet.