Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sërish ka shmangur pyetjet e gazetarëve lidhur me situatën politike në vend.
Pas përurimit të masave të efiçiencës së energjisë nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Kurti është larguar nga ngjarja pa dhënë ndonjë deklaratë për krizën aktuale institucionale.
Gazetarët kanë tentuar t’i parashtrojnë pyetje në lidhje me ngërçin politik, por Kurti i ka anashkaluar ata, duke u arsyetuar shkurt për largimin e tij.
“Më duhet me shku në Viti”, ka thënë Kurti, teksa është larguar nga vendi i ngjarjes.