Një punëtor kosovar ka pësuar lëndime pasi ka ardhur në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës në një objekt të një kompanie në rrugën “Metush Krasniqi” në Gjilan.

Sipas policisë, viktima është alivanosur në vendngjarje dhe më pas është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Gjilan, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në QKUK-Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, transmeton Rilindjashqiptare.

“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie deri sa kishte qenë duke punuar në një objekt te kompanisë kishte ardhur në kontakt fizik me rrymën dhe ishte alivanosur. Ndihma mjekësore i është dhënë në Qendrën Emergjente Gjilan dhe më pas është transferuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.” thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin, është arrestuar pronari i kompanisë, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Rilindjashqiptare/

Related Posts