Pas Partisë Demokratike të Kosovës, edhe kreu i partisë Nisma Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka kërkuar shkarkimin e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.“Nëse e mbroni atë çka jeni thënë në 2015, duhet me u shkarku duhet me dhënë dorëheqje se keni konflikt interesi, sepse ju sot drejtoni diplomacinë e Kosovës.
Ne jemi qytetar të këtij vendi, si njerëz të thjeshtë kemi të drejtën e mendimeve tona, dhe askush smund të ia cenoj askujt shprehjen e mendimit të lirë pavarësisht a pajtohemi apo jo, kjo është deri sa ne nuk drejtojmë instituvioneve publike. Në momentin kur ju kaloni në një drejtim publik, ose duhet të distancoheni nga ajo që keni thënë, qëndrimi që keni mbajt.
Të distancohet zonja e nderuar, s’ka qëndrim individual gabim është, këta e kanë problem se nuk dinë të sillen në institucione publike”, është shprehur Fatmir Limaj, i cili me partinë e tij nuk arriti që ta kalojë pragun zgjedhon në zgjedhjet e 14 shkurtit.E ndaj Limajt ka reaguar Ekrem Gegë Gërvalla, veprimtar i çështjes kombëtare.
“Fatmir: me cilën bukuroshe nga Kosova ishe duke bërë qejf në alpet e Sllovenisë, atëherë kur policia sllovene t’i vuri prangat në duar e të dërguan në Hagë? „Çelik“ ti gjersa ishe ministër i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sa miliona € të vjedhura t’i gjetën policia e EULEX-it të fshehura në „bojler“?
Fatmir ti je i pa moral, ti je edhe hajn, ti nuk je ai i cili i mbron vlerat e UÇK-së, ti e perbaltë emblemën e UÇK-së. Fatmir, populli ta tregojë vendin në zgjedhjet e fundit, tani rri ashtu çfar je ne të vetetë, i pa f’tyrë, hajdut, amoral, fekal”, ka shkruar në reagimin e tij Ekrem Gegë Gërvalla.