Presidenti amerikan Donald Trump ka testuar altoparlantët e rinj të vendosur në ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, duke shijuar muzikë pranë Rose Garden të rinovuar së fundmi.

Sipas medias britanike, Trump ka zgjedhur të luajë disa nga këngët e tij të preferuara

Mes tyre himnin patriotik “God Bless the USA” të Lee Greenwood, arien klasike “Nessun Dorma” të interpretuar nga Luciano Pavarotti, si dhe dy balada të famshme – “Are You Lonesome Tonight” nga Elvis Presley dhe “You Are So Beautiful” nga Joe Cocker.

Sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt, ka zbuluar se presidenti ka kontrolluar muzikën drejtpërdrejt nga Zyra Ovale, përmes iPad-it të tij, ndërkohë që zhvillonte edhe takime pune.

Ky moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e stafit dhe vizitorëve, duke i dhënë një atmosferë më të gjallë oborrit të Shtëpisë së Bardhë, i cili prej muajsh ka qenë nën rikonstruksion.

Related Posts