Ylli i Baselit, Xherdan Shaqiri i ka bërë disa kritika ndaj trajnerit të tij, Ludovic Magnin, në lidhje me vonesën e një ndryshimi në skuadër, pas barazimit zhgënjyes 1-1 kundër Copenhagen në shtëpi të mërkurën mbrëma.

Baseli nuk arriti ta shfrytëzoj terrenin vendas në ndeshjen e parë të ‘play-off’-it ndaj Copenhagen, pasi lëshoi epërsinë prej 1-0 me golin e Shaqirit dhe në fund ndeshja u mbyll baras 1-1.

Është pikërisht ylli shqiptar, Shaqiri, i cili pati kritika ndaj trajnerit të tij, Magnin, në lidhje me mungesën e fitores dhe mungesën e një zëvendësimi të Jonas Adjei Adjetey, i cili u ndëshkua me të verdhë në minutën e 43-të dhe pastaj me të kuq në minutën e 82-të.

Related Posts