Policia e Kosovës do të ketë ekipin e saj nga ky sezon në garat e futsallit.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja Federata e Futbollit e Kosovës në Futsal (FFK Futsal) në rrjetin social Facebook, duke thënë se ndihen të nderuar me ardhjen e ekipit të ri të Policisë së Kosovës.

Sipas FFK Futsal, ky hap është dëshmi e qartë se futsali në Kosovë po rritet e po zgjerohet çdo vit, duke tërhequr pas vetes gjithnjë e më shumë institucione, organizata dhe komunitete.

“Pjesëmarrja e Policisë së Kosovës jo vetëm që i jep garës një dimension të ri, por gjithashtu sjell vlera të forta të disiplinës, përkushtimit dhe frymës së ekipit vlera që janë thelbësore si në sport ashtu edhe në jetën e përditshme”.

“Jemi të bindur se ky ekip do të japë kontribut të rëndësishëm në promovimin e lojës së bukur të futsalit dhe do të shërbejë si shembull i bashkëpunimit mes sportit dhe institucioneve tona shtetërore”, deklaroi FFK Futsal.

Federata tha se synojnë të ndërtojnë një futsal më të fortë dhe më të dashur për të gjithë.

Related Posts