Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të jetë përgjithësisht i qetë në shumicën e kalimeve, por në dy prej tyre Merdar dhe Dheu i Bardhë, është shënuar fluks më i lartë dhe pritje të zgjatura për dalje nga vendi.

Në pikën kufitare Merdar, në dalje regjistrohen pritje deri në 60 minuta ndërsa kolona ka arritur në rreth 700 metra.

Në hyrje, pritja është më e shkurtër rreth 5–10 minuta, pa kolonë të dukshme.

Ngjashëm, edhe në Dheun e Bardhë automjetet që dalin nga Kosova po përballen me pritje deri në 40 minuta dhe kolonë rreth 400 metra, ndërsa hyrja është pa vonesa të mëdha.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare situata paraqitet e qetë me pritje mes 3 deri në 5 minuta dhe pa kolona.

Edhe për kamionët, në të gjitha pikat nuk ka raportime për vonesa apo kolona, me kohë të hyrjes dhe daljes që variojnë nga 3 deri në 5 minuta.

 

Related Posts