Në vendin tonë, jo rrallë herë raportohet për raste të vdekjeve, ku persona të moshave të ndryshme gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre, apo apartamentet ku jetojnë. E këto raste bëhen akoma më të rënda, kur viktimat vdekja i gjenë pa asnjë person pranë vetes, pasi kanë jetuar të vetëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj, duke tronditur familjarët dhe fqinjët.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është Ardiana Salihu, rreth 47-vjeçare, e cila jetonte e vetme në një shtëpi në rrugën “Binaze Kacabashi”.

Rasti është raportuar në Polici nga një familjar, i cili kishte tentuar ta kontaktonte me telefon, por pasi nuk ishte përgjigjur, kishte shkuar në shtëpinë e saj. Atje, ai e gjeti të shtrirë në krevat, pa shenja jete dhe menjëherë njoftoi autoritetet.

Në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e saj. Më pas, aty kanë arritur edhe Hetimet Rajonale dhe ekipi i Krim-teknikës, të cilët kryen ekzaminimet e para.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Related Posts