Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorit të bekimit të gurthemelit të Katedrales që mban emrin e saj “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë organizon një mbrëmje solemne kulturore, duke filluar nga ora 19:30.
Ngjarja do të mbahet në ambientet e katedrales dhe ka për qëllim të nderojë jetën, veprën dhe trashëgiminë e pavdekshme të humanistes shqiptare, e cila u bë simbol botëror i dashurisë, përkushtimit dhe mëshirës ndaj të varfërve.