Taylor Swift dhe partneri i saj, ylli i NFL, Travis Kelce, janë fejuar.

Ata ndanë lajmin e madh përmes një postimi në Instagram, ku publikuan një seri imazhesh nga momenti i veçantë, duke i dhënë mundësi ndjekësve të ndiejnë magjinë e atij çasti.

Fejesa u organizua në një ambient tejet të bukur dhe idilik, i mbushur me shumë lule dhe dekorime që krijonin një atmosferë përrallore, si nga një film romantik.

Në mbishkrimin e postimit, ata përdorën një mënyrë të lezetshme për të ndarë lajmin, duke shkruar:

“Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i edukatës fizike po martohen”, ishte mbishkrimi i veçantë i tyre.

Unaza e fejesës ishte gjithashtu shumë e veçantë dhe me stil unik. Ajo kishte një gur të madh, i cili dukej si një xhevahir i vjetër, si i nxjerrë nga një kuti e lashtë.

Ambienti i propozimit dhe po ashtu unaza ngjasonin shumë me personalitetin e këngëve të Taylor Swift.

Ky vit siç duket po del të jetë kulminant për artisten, duke marrë parasysh që në tetor publikon albumin e saj më të ri, “The Life of a Showgirl”.

Related Posts