Reperi i njohur amerikan, Offset, ka folur hapur për jetën e tij private dhe vendimin për t’i dhënë fund martesës me Cardi B. Në një intervistë të fundit, 33-vjeçari u pyet nëse do të martohej sërish, por përgjigjja e tij ishte e prerë: “Nuk është për mua”.
Gjatë bisedës, Offset dha edhe një këshillë për ata që mendojnë të hyjnë në martesë. “Nëse të pëlqen ta ndryshosh jetën plotësisht dhe ke një partner që është vërtet i veçantë, atëherë po. Por nëse je i fokusuar vetëm te karriera, nuk është zgjedhja e duhur”, tha ai.
Reperi ka zbuluar gjithashtu se kënga përmbyllëse e albumit të tij më të ri, me titull “Kiari”, i dedikohet pikërisht fundit të marrëdhënies me Cardi B. Çifti është prind i tre fëmijëve, më e vogla prej të cilëve lindi në shtator 2024, vetëm pak kohë pasi Cardi kërkoi divorcin.
Ky rrëfim i Offset tregon se, ndonëse martesa dikur ishte pjesë e jetës së tij, ai nuk e sheh më si pjesë të së ardhmes.