Juventus përfundoi transferimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrova nga skuadra e Ligue 1, Lille, në ditën e fundit të afatit kalimtar, me 26-vjeçarin të etur për të treguar vlerat e tij në Torino.

Në një intervistë të shkurtër për llogarinë zyrtare të klubit në Instagram, ylli i ri i ‘Bianconerëve’ u përgjigj në disa pyetje që zbuluan më shumë rreth tij. 

Zhegrova u shfaq me humor, duke qeshur kur u pyet “Kush është kundërshtari më i fortë që ke përballuar?” dhe iu përgjigj: “Ende nuk kam një të tillë”. 

Ndërsa kur u pyet të përshkruhej me një fjalë, ai zgjodhi “i pandalshëm”. 

 

Nënshkrimi i fundit i Juventusit në ditën e fundit të afatit kalimtartregon shumë besim dhe energji, dhe Igor Tudor do të jetë i kënaqur të ketë në dispozicion një lojtar të ri emocionues, i cili do të forcojë në mënyrë të konsiderueshme thellësinë e skuadrës. 

Zhegrova tha se idhulli i tij është Lionel Messi dhe përfundoi duke thënë se ëndrra e tij me Juventusin është të shënojë një gol në minutat e fundit për të fituar titullin apo diçka të tillë.

Related Posts