Atmosfera e ndeshjes së shumëpritur mes Zvicrës dhe Kosovës ka përfshirë të gjithë qytetin e Bazelit, ku mijëra tifozë shqiptarë po përgatiten të përkrahin ekipin kombëtar.
Tifogrupi “Dardanët” kanë bërë thirrje që të gjithë tifozët e Kosovës të mblidhen nga ora 14:00 në “Christoph Merian Park”, vendi i caktuar nga autoritetet zvicerane për tubimin e tyre para nisjes drejt stadiumit.





















