Modelja Arbenita Ismajli, e cila kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave mbi marrëdhënien me ish-partnerin Fero, ka ndarë një tjetër mesazh përmes Instagramit.

Ajo publikoi një video të vajzës së saj, Ninës, teksa në sfond dëgjohej një audio: “Unë thjesht nuk mendoj që në këtë kohë jemi të destinuar të jetojmë një jetë të parehatshme. Nuk e kam vullnetin”.

Ky mesazh shihet si shprehje e vendosmërisë së saj për të mos u përballur më me situata të vështira, duke treguar fokusin tek e ardhmja e saj dhe e vajzës.

Related Posts