Në një fitore historike 93-79, Finlanda triumfoi në çerekfinalen e EuroBasket 2025 përballë Gjeorgjisë dhe për herë të parë në histori siguron një vend në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni madhor.
Që nga minuta e parë, ekipi finlandez dominoi ndeshjen dhe tregoi kontroll të plotë të lojës – në të dyja anët e fushës.
Mikael Jantunen shquhet me 19 pikë, ndërsa Lauri Markkanen shtoi 17 pikë, duke udhëhequr ofensivën me siguri dhe përvojë.
Edon Maxhuni nuk mungoi në momentet vendimtare: me 15 pikë dhe 4 asistime, ai kontribuoi me stil dhe shkëlqim për të përcaktuar rezultatin në favor të Finlandës.
Pas kësaj historie të shkruar, Finnët tani presin në gjysmëfinale fituesin e duelit mes Gjermanisë dhe Sllovenisë.
Kjo arritje përbën një kulm pas sukseseve ndaj Serbisë dhe Gjeorgjisë në fazat përmbyllëse të kupës – një rrugë e shkëlqyer që po i çon drejt medaljes europiane. /AsistiOnline.com/