Pas Presidentes Vjosa Osmani, edhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, ka sulmuar gazetarët dhe mediat. 

Reagimi i Sadriut vjen pas arrestimit të kamermanit të Paparacit, Jetmir Muji, i cili derisa ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes në një shkollë private, është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshijë materialet.

“Fletërrufetë e buzhalistëve, kajtazistëve e mehmetajve nuk janë kritikë, janë cirk i urrejtjes. Postimet e mbushura me shpifje dhe frikë nuk janë lajme e opinione — janë udhëzime dhe nxitje për dhune edhe ndaj fëmijëve të vegjël. Në të kaluarën jo shumë të largët ato kanë prodhuar pasoja shumë të rënda ndaj viktimave të këtyre fletrrufeve. Koha e dhunës politike, likuidimeve fizike dhe e justifikimit të dhunës që shpien në to ka kaluar. Kushdo që fërkon duart për një skenar të tillë i bën disfavorin më të madh kauzës tonë për shtet të lirë e demokratik”, ka shkruar Sadriu.

Presidentja Vjosa Osmani akuzoi mediat se po përndjekin vajzat e saj të mitura.

Related Posts