Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vranidoll. Një makinë është përplasur në rrethojat e sigurisë rrugore, e pastaj në shtyllën elektrike.
Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Pamjet i ka publikuar T7.
Mëngjesi i sotëm nisi me reshje të mëdha të shiut në disa zona të Kosovës.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka apeluar te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së veturës dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.