Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe është përfshirë në një proces ligjor ndaj ish-klubit të tij, Paris Saint Germain, për pagesa të papaguara.
Francezi ka kërkuar 55 milionë euro, të cilat pretendon se i takojnë nga kontrata e tij me klubin francez.
Fituesi i Kupës se Botës 2018, ka sqaruar se nuk ka asgjë personale kundër PSG-së, por thjesht po kërkon atë që i takon ligjërisht.