Bayern Munichu ka ndarë me ndjekësit një fotografi të këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, e cila shihet e veshur me fanellën e gjigantit bavarez.
Klubi gjerman e shoqëroi këtë postim me një mesazh për yllin shqiptar.
“E kuqja është definitivisht ngjyra e jote, Dua Lipa”, shkroi Bayerni në faqen zyrtare në rrjetet sociale, duke ia përcjellë postimit edhe dy “emoji”.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila është rritur në Angli, është tifoze e futbollit.
