Pritjet në pikat kufitare të Kosovës vijojnë për mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, pas përfundimit të pushimeve verore.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, qytetarët po presin deri në 20 minuta për të dalë nga Kosova.
Në pikat e tjera kufitare, sipas të njëjtave burime, pritjet nuk i kalojnë pesë minuta, duke treguar një fluks më të madh të qarkullimit vetëm në Dheun e Bardhë.