Lamine Yamal, sulmuesi i ri i Barcelonës, ka ndarë në një intervistë për podkastin “Resonancia de Corazón” një rrëfim të sinqertë për jetën e tij, ndikimin e famës dhe sfidat personale që ka përballuar.

“Jeta ime ka ndryshuar në të gjitha aspektet. Më parë mund të dilja me miqtë për një pije, por tani nuk mundem më. Në turneun e kësaj vere në Kore, Japoni dhe Kinë ishte e pamundur të dilja diku, por jam i lumtur,” tha 17-vjeçari.

Ai foli me dashuri për nënën e tij, Sheila Ebana: “Nëna ime punonte shumë dhe nuk mund të kalonte gjithmonë kohë me mua, por gjithmonë më gatuante darkë kur kthehej në mbrëmje. I bleva një shtëpi, sepse ajo është mbretëresha ime dhe meriton gjithçka. Ajo më bleu një PlayStation 4 që në atë kohë ishte gjithçka për mua. Sot luaj shumë në PlayStation 5 mund të kisha vilën më të madhe në botë, por do të isha gjithmonë në dhomën e lojërave.”

Një moment shumë i vështirë i kujton sulmin ndaj babait të tij në Marok: “Isha vetëm 16 vjeç kur mora telefonatën se babai im ishte therur me thikë. U trondita. Desha të nisesha menjëherë, por kushëriri im nuk më lejoi. Të nesërmen, megjithatë, shkova ta vizitoja në spital dhe ai më tha se ishte mirë,” rrëfeu Yamal.

Sulmuesi foli edhe për polemikat rreth festës së 18-vjetorit: “Nuk jam i zemëruar. Ata u përpoqën të shkatërronin gjithçka në shumë mënyra,” përfundoi ai.

 

Related Posts