KB Trepça ka bërë goditjen më të re në afatin kalimtar duke nënshkruar me organizatorin boshnjak të lojës Adnan Arslanagic.
Basketbollisti 26-vjeçar me gjatësi 1.82cm sjell përvojë të konsiderueshme nga kampionatet e rajonit.
Karriera e tij ka nisur në radhët e KK Bosna Royal, një nga klubet më të njohura në Bosnje e Hercegovinë si dhe KK Kakanj poashtu në këtë shtet, nga ku më pas u transferua në Kroaci te Skrljevo dhe Shibenka, pastaj u kthye përsëri në Bosnje te Slavija Istocno Sarajevo, kaloi në Slloveni te Ilirija ku luajti dy sezone.
Në stinorin e fundit ishte pjesë e Orlovik në Bosnje ku në 22 ndeshje kishte mesatare prej 16.7 pikë, 4.6 asiste e 3.6 kërcime.
Me këtë transfer Trepça e kompleton ekipin para përballjeve vendimtare në Ligën e Kampionëve dhe startit në garat vendore. /AsistiOnline.com/