Në një atmosferë entuziazmi e shprese, Besnik Osmani, kandidati për kryetar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, hapi sot fushatën zgjedhore. Para qytetarëve prezantoi programin qeverisës për zhvillim të qëndrueshëm, mirëqenie për çdo familje dhe një të ardhme të sigurt për gjeneratat e reja, si dhe ekipin e tij të kandidatëve profesionistë e të përkushtuar. Ai theksoi se fushata do të jetë e hapur, e ndershme dhe e fokusuar në ide konkrete për ndryshim pozitiv.