Një dron rus që hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë një sulmi në Ukrainën fqinje dhe qëndroi mbi territorin e shtetit të NATO-s për 50 minuta, përpara se të kthehej sërish drejt Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë më 14 shtator.

Dy avionë luftarakë rumunë F-16 e detektuan dronin Geran, ndoqën lëvizjet e tij mbi Rumani mbrëmjen e së shtunës përmes vëzhgimit dhe radarëve, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.

Pilotët e F-16 morën autorizimin nga komandantët e tyre për të qëlluar dronin, por “ata vlerësuan rreziqet kolaterale dhe vendosën të mos hapin zjarr”, tha ministria, shkruan The Guardian.

Ky inkursion rriti tensionet rreth shkeljeve të hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia, pasi Polonia rrëzoi disa nga 19 dronët rusë që tha se kishin hyrë në territorin e saj më 10 shtator.

Kjo ishte hera e parë që NATO-ja hapi zjarr ndaj fluturakeve ruse që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, duke duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën tashmë të tensionuar mes Moskës dhe aleancës ushtarake perëndimore.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se “dënon fuqishëm veprimet e papërgjegjshme të Federatës Ruse dhe thekson se ato përbëjnë një sfidë të re për sigurinë dhe stabilitetin rajonal në zonën e Detit të Zi”.

“Incidente të tilla tregojnë mungesën e respektit të Federatës Ruse për normat e së drejtës ndërkombëtare dhe vënë në rrezik jo vetëm sigurinë e qytetarëve rumunë, por edhe sigurinë kolektive të NATO-s”, u tha në reagim.

Related Posts