Pas humbjes dramatike të Interit ndaj Juventusit në minutën e 91-të (4-3), një video e Marcus Thuram duke qeshur me vëllain e tij, Khephren, ka shkaktuar reagime të ashpra nga tifozët zikaltër, të cilët e interpretuan këtë sjellje si mungesë serioziteti dhe indiferencë ndaj rezultatit.

Megjithatë, pas verifikimeve dhe një sqarimi të detajuar nga vetë lojtari, klubi ka vendosur të mos marrë masa disiplinore.

Sipas burimeve të brendshme të klubit, Thuram ishte vënë në siklet nga një shkëmbim ironik me vëllain, i cili ndodhej në fushë me Juventusin në atë moment. “Hajde, thuaji arbitrit që ke bërë faull!”  thuhet se i tha Thuram vëllait të tij, duke reaguar ndaj një kontakti që po shqyrtohej nga VAR pak para golit të fitores për Juventusin.

Ky sqarim ka bindur trajnerin, bashkëlojtarët dhe drejtuesit, të cilët janë solidarizuar me Thuram dhe e konsiderojnë çështjen të mbyllur. Sulmuesi francez do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Amsterdam.

Related Posts