Ish-sekretari amerikan, James Rubin, është pyetur nga Prokuroria në Hagë lidhur me një deklaratë të tij të mëhershme, ku kishte përmendur fjalën “turp” për këtë institucion.

“Në korrik keni përshkruar prokurorinë si turp, apo jo?”, u pyet Rubin.

“Mund ta kem përdorur këtë fjalë, mbase s’ka qenë e matur por ndonjëherë kur je në televizion përdor edhe fjalë që s’do të mund të jenë përdorur. Mund edhe ta tërheq këtë fjalë”, deklaroi ai para trupit gjykues.

Prokuroria e pyeti gjithashtu për një tjetër qëndrim të tij publik.

“Ju thatë se s’keni lexuar dosjen gjyqësore e as nuk keni ndjekur dëshmitë e dëshmitarëve, por në korrik 2025 thatë se Thaçi po ndiqet penalisht për arsye krejt absurde?”.

“Po besoj se këtë kam thënë”, shtoi Rubin.

Në të njëjten intervistë, ish-diplomati amerikan kishte deklaruar se është turp që Thaçi po mbahet në burg përderisa Qeveria e Kosovës e krijoi vetë këtë Gjykatë Speciale.

Related Posts