Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar mbrëmë në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Vushtrri, ku një zyrtare policore është sulmuar gjatë intervenimit në një rast dhune në familje.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, e dyshuara është identifikuar si Zahide Behrami, rreth 42-vjeçare, e cila gjatë intervenimit ka sulmuar zyrtaren policore, duke i shkaktuar gërvishtje në duar dhe në qafë.

E dyshuara është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa si ajo, ashtu edhe zyrtarja policore kanë marrë trajtim mjekësor  e para për shkak të gjendjes së rënduar emocionale-psiqike, dhe e dyta për lëndimet e marra.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, e dyshuara është liruar, ndërsa rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

 

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
5 ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni në shtëpi
Çfarë të përgatisni për drekën e së shtunës?
Horoskopi për 5 Shtator 2026

Horoskopi për 5 Shtator 2026

September 5, 2026

Related Posts