Ndërmarrja Publike “Ambienti” njofton opinionin publik se një pjesë e deponisë së mbeturinave në Sferkë të Thatë është kapluar nga zjarri. Zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e veprimeve të personave të pandërgjegjshëm.
Ndërmarrja ka reaguar menjëherë, në bashkëpunim me zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe tashmë situata është nën kontroll të plotë.
Falënderojmë njësinë e Zjarrfikësve të Pejës, Policinë e Kosovës dhe operatorin tonë “Radoniqi Transport”, të cilët po e menaxhojnë situatën me profesionalizëm.
NP “Ambienti”, nën udhëheqjen e Kryeshefit Ekzekutiv, do të vazhdojë ta monitorojë situatën deri në shuarjen e plotë të zjarrit.