Reperi i njohur nga Ferizaj, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik është ndalur të martën nga autoritetet në Kosovë, ndërsa ditën e sotme është paraqitur në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).
Pas disa orësh ndalim nga Policia dhe Dogana, reperi është intervistuar dhe është thirrur nga ATK për të sqaruar detaje lidhur me borxhin e tij ndaj shtetit dhe pasurinë që e ka sjellë në vend.
Mozzik i ka borxh ATK-së mbi 500 mijë euro, ndërkohë që në Kosovë ka hyrë me dy ora luksoze, njërën prej të cilave me vlerë milionëshe, shumë kjo që thuajse trefishon borxhin që ai i ka shtetit ku jeton dhe vepron.
Dogana ka kërkuar gjithashtu të dijë burimin e të hyrave me të cilat është blerë ora, si dhe origjinën e saktë të transaksionit.