Të mërkurën një person ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës.
Sipas njoftimit të policisë, viktima së pari është dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF-së në Rahovec nga ku më pas me autoambulance është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Mjeku kujdestar në Spitalin e Gjakovës, ka informuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rr. “Bodrumi”, Rahovec 17.09.2025-21:11. Raportohet se viktima mashkull kosovar, nga familjarët është dërguar në emergjencën e QKMF Rahovec, nga ku viktima më pas me autoambulance dërgohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Mjeku kujdestar në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Gjakovës, ka informuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.