Kompozitori i njohur i muzikës country, Brett James, ka humbur jetën në moshën 57-vjeçare në një aksident tragjik ajror në Karolinën e Veriut.
Avioni i vogël me vetëm tre persona në bord u përplas pasditen e së enjtes në “rrethana të panjohura” në pyllin e Franklin, thotë raporti paraprak i Administratës Federale të Aviacionit (FAA). Nuk ka pasur të mbijetuar nga aksidenti.
Nuk dihet nëse James po pilotonte, por FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit do të hetojnë përplasjen.
Dy personat e tjerë që humbën jetën janë Melody Carole dhe Meryl Maxwell Wilson.
James u nderua në Nashville Songwriters Hall of Fame në vitin 2020. Ai la fakultetin e mjekësisë për të vijuar karrierën muzikore në Nashville.
Hiti i tij më i madh ishte “Who I Am”, i kënduar nga Jessica Andrews. “Jesus, Take the Wheel”, ku ishte bashkëautor, fitoi çmim Grammy në 2006 si Kënga më e Mirë Country.
James kishte mbi 500 këngë të regjistruara dhe mbi 110 milionë albume të shitura.
Këngët e tij janë kënduar nga Faith Hill, Kelly Clarkson, Luke Bryan, Keith Urban, Nick Jonas dhe Meghan Trainor.