Ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, Naim Murseli i cili akuzohet për organizimin e vrasjes së saj ka arritur me duar të lidhura në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Po ashtu me duar të lidhura dhe në përcjelljen e policisë janë sjellur edhe dy të akuzuarit e tjerë për këtë vrasje Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Në seancë është edhe i shkarkuari u.d drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

Seanca gjyqësore pritet të fillojë pas pak.

 

Related Posts