Njohja e shtetit palestinez nga Britania, Kanadaja, Australia dhe Portugalia rriti presionin mbi Izraelin, ndërsa ky i fundit intensifikon luftën në Gaza, e cila ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka shkatërruar enklavën dhe ka shkaktuar kritika të ashpra nga aleatët e saj.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka lënë të kuptohet se Franca do të ndjekë shembullin të hënën, ndërsa ai përgatitet të presë një takim me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman, mbi zgjidhjen e vështirë të dy shteteve – bashkëjetesën palestineze dhe izraelite.
Ai tha gjithaashtu se do ta bënte lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor 2023, një parakusht për hapjen e një ambasade në shtetin palestinez, shkruajnë mediat e huaja.
Raportohet se më shumë se 140 udhëheqës botërorë do të zbresin në New York këtë javë për samitin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili do të dominohet nga çështja e së ardhmes së palestinezëve.
Një udhëheqës botëror që do të mungojë në takim është Mahmud Abbas, presidenti palestinez të cilit Uashingtoni i refuzoi vizën për të marrë pjesë, së bashku me zyrtarët e tij.
 
                                 
                            











 
																											










 
												 
												 
												 
					 
					 
					 
					


