Ish-diplomati britanik, John Steëart Duncan është pyetur sot në Hagë, nëse mendon që Hashim Thaçi ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në lidhje me këtë, ai u shpreh se nuk kishre parë asnjë dëshmi, apo provë të asaj gjëje.

Pyetje: A mendoni ju se në realitet Hashim Thaçi ishte kryekomandanti i UÇK-së ose komandati i përgjithshëm i UÇK-së”?

“Jo, se nuk kam parë asnjë dëshmi asnjë provë të kësaj gjëje”.

“Komandanti i përgjithshëm lidhet kryesisht me komandimin dhe kontrollimin. Komandimi ka të bëjë me të drejtën e lëshimit të urdhrave, udhëzimeve, direktivave, ndërkohë që kontrollimi në vetvete ka aftësinë për ta kryer këtë komandim dhe për t’u siguruar që urdhrat e dhëna apo udhëzimet e dhëna realizohen në mënyrë efektive. Pra, me fjalë të tjera ky është një lloj realiteti apo politike që nuk të jep kompetenca absolute”, u shpreh Duncan.

I pyetur se pse u shpreh se Hashim Thaçi nuk ishte komandant i UÇK-së, Duncan e bëri një sqarim.

Pyetje: Pse thatë ju para një çasti se Hashim Thaçi nuk ishte ishte kryekomandanti i UÇK-së ose komandati i UÇK-së”?

“Sepse mënyra se si silleshin ata me të gjatë negociatave ishte e  tillë që ata e trajtonin atë si krahun politik, siç prisja unë domethënëqë kishte një lloj ndikimi, një lloj autoriteti, por jo si për dikë që kishte respekt ushtarak, ishte e dukshme kjo”.

“Domethënë ata e respektonin gjeneralin Çeku sepse ai ishte oficer ushtarak me profesion, familja e tij kishte vuajtur në duart e serbëve, kishte vuajtur rëndë do thoja, dhe atë e shihnin si profesionist, si ushtarak profesionist”, tha ai.

“Kur mbërriti Hashim Thaçi kishte një lloj tensioni, të paktën siç kam parë unë zakonisht në atë kohë. Atëherë, ky ishte një tension tipik që ndodh kur mbërrin një person që është politikan edhe kur në biseda janë të përfshirë dhe oficerë ushtarakë, domethënë unë mendoj që ata e kanë parë z.Thaçi si një politikan të rëndësishëm për kauzën e tyre, por nuk e kanë parë komandant ushtarak dhe kjo është përshtypja ime lidhur me sjelljen që ata kishin ndaj z.Thaçi”, u shpreh tutje ai.

Related Posts