Ferizaj – Shkurte Krasniqi Neziri ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën e saj për Asamblenë Komunale të Ferizajt, duke theksuar angazhimin për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të sjellë ndryshime konkrete në komunitet.

Në një ftesë drejtuar qytetarëve të Ferizajt dhe banorëve të Muhocit, Neziri ka bërë të ditur se motivimi i saj vjen nga përvoja dhe vlerat familjare që e kanë mësuar përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj punës së ndershme. Ajo ka shtuar se rritja mes komunitetit dhe njohja e sfidave të përditshme i japin asaj perspektivën e duhur për të kontribuar në zhvillimin e komunës.

Bashkë mund të ndërtojmë një komunë më të drejtë, me më shumë mundësi për rininë, për fshatrat dhe për qytetin tonë. Ju ftoj të ecim përpara bashkë — për Ferizajn që e duam,” ka thënë Krasniqi Neziri.

Shkurte Krasniqi Neziri kandidon me numrin 30 në listën e LDK-së dhe fton qytetarët të japin mbështetjen e tyre për një përfaqësim të ndershëm dhe të angazhuar në Asamblenë Komunale.

Voto Shkurte Krasniqi Neziri – nr. 30 ✔️

 

Related Posts