Besnik Osmani ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e lagjes pranë rrethrrotullimit të qytetit, ku u diskutua për programin qeverisës dhe projektet që synojnë zhvillimin e komunës.

Përkrahja e gjerë që mori gjatë këtij takimi është dëshmi e qartë se lista e kandidatëve për Kuvendin Komunal po gjen mbështetje të fortë te qytetarët. Osmani theksoi se bashkë me ekipin e tij do të punojnë që komuna të vazhdojë me ritëm të përshpejtuar drejt qeverisjes efektive, transparente dhe llogaridhënëse.

“Fushë Kosova PËRTEJ!”, ishte mesazhi që u përçua si zotim për të çuar përpara vizionin e ri të zhvillimit, me numrin 113 si përfaqësues të këtij projekti politik.

Related Posts