Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani, mbrëmë ka vizituar familjen Rushiti në fshatin Sllatinë. Kjo familje ka humbur dy anëtarë gjatë luftës, sakrificë që Osmani e cilësoi si kujtesë të përhershme për çmimin e lirisë së sotme, transmeton Rilindjashqiptare.

Gjatë vizitës, Osmani u shpreh i prekur nga mikpritja dhe bisedat e ngrohta me anëtarët e familjes Rushiti, duke falënderuar ata për përzemërsinë.

“Sakrifica e tyre është një kujtim i gjallë për të gjithë ne dhe një kujtesë e përhershme se liria e sotme ka ardhur me shumë dhimbje e sakrifica. Këto momente të sinqerta me qytetarët tanë na japin forcë dhe besim se së bashku do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për komunën tonë,” ka deklaruar Osmani.

Ai shtoi se takimet e tilla me qytetarë janë nxitje për angazhimin e tij në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për Fushë Kosovën./Rilindjashqiptare/

Related Posts