548 raste të reja me tuberkuloz janë regjistruar vitin që shkoi sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Ditën Botërore të Mushkërive, Ministria ka njoftuar se kjo sëmundje mbetet ende sfidë për shëndetin publik.

“Edhe në Kosovë, tuberkulozi mbetet sfidë për shëndetin publik. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 548 raste me një incidencë prej 34.3 për 100,000 banorë. E ritheksojmë se diagnostikimi dhe trajtimi i tuberkulozit ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore të vendit tonë. Përveç tuberkulozit, sëmundjet e tjera të organeve të frymëmarrjes, përfshirë astmën dhe bronkitin kronik, vazhdojnë të jenë shkaktarë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend”, thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë në faqen e saj në Facebook.

Dita Botërore e Mushkërive në Kosovë, që në  kosovës po shënohet me moton  “Mushkëri të shëndetshme, jetë e shëndetshme”, synon rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet që prekin mushkëritë dhe ndikimin e tyre në jetën e miliona njerëzve në botë.

Sipas raportit global për sëmundjet respiratore, miliona persona preken çdo vit nga sëmundje si: sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), astma, pneumonia, tuberkulozi dhe kanceri i mushkërive, të cilat shkaktojnë vdekje në shkallë të gjerë.

About Author
Erzana Fazliu
View All Articles
Check latest article from this author !
4 manifestimet që duhet të bëni në ditëlindjen tuaj çdo vit
Ngjarjet e datës 5 shkurt

Ngjarjet e datës 5 shkurt

February 4, 2026
Horoskopi ditor – 05 Shkurt 2025
Tërmet në Korçë, sa ishte magnituda

Related Posts