Milot Rashica ka zgjedhur të vëzhdojë karrierën në Premier Ligë të Anglisë. Pas 3 vite e gjysmë te Werder Bremeni në Gjermani, është transferuar te Nowrich City.
11 milionë euro ka përfituar klubi gjerman nga shitja e Rashicës. Në këtë mënyrë, mesfushori kosovar bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë i Kosovës.
Vedat Muriqi ishte transferuar për 20 milionë euro te Lazio nga Fenerbahçe. Kalimi i Milot Rashicës nga Werder Bremeni te Norwich City në Premierligë u bë shumë shpejtë dhe ishte edhe i papritur.
Mesfushori nga Kosova e braktisi skuadrën gjermane pas më shumë se tre viteve dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën e re.
Menjëherë pas këtij trasnferimi, Rashica ka folu gjatë për mediat angleze ku edhe ka thënë se pret që të jap maksimumin në aventurën e tij të re duke premtuar shumë gola dhe asistime.
Duke folur për “canaries.co.uk”, Rashica tha:
“Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer që do të luaj para tifozëve të Norwichit dhe në Premier League. Unë sigurisht që do t’i jap më të mirën këtij klubi në çdo ndeshje dhe shpresoj t’i entuziazmoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj.”.
“Unë di disa gjëra për klubin, veçanërisht stilin e lojës nën urdhrat e trajnerit Daniel Farke. Unë dua të vazhdoj të mësoj dhe të zhvillohem si lojtar dhe person”, theksoi Rashica.
“Unë kam folur tashmë me trajnerin dhe e di se çfarë dëshiron të shohë nga unë. Ato biseda me të së fundmi kanë qenë një ndihmë e madhe dhe unë jam shumë e ngazëllyer.
Unë nuk njoh asnjë nga lojtarët ose stafin në grup, por unë kam shumë miq këtu në Gjermani që flasin shumë mirë për Norwich Cityn dhe mënyrën e funksionimit të klubit.”, vazhdoi Rashica.
“Kam parë shumë ndeshje të Norwich Cityt në Premier League. Gjithmonë ka qenë një ëndërr, që unë të luaja në Premier League dhe jam kaq i lumtur që Norwichi më ka dhënë këtë mundësi të shkëlqyer.”
“Unë kam luajtur disa lojëra në Angli më parë. Kam luajtur në një ndeshje kualifikuese të Ligës së Evropës për Vitessen kundër Southamptonit, si dhe disa ndeshje para-sezonale kundër ekipeve të tjera angleze.
Gjithashtu kam një familje të ngushtë në Londër. Unë dhe familja ime po presim me padurim të transferohemi në Angli, të jemi më pranë tyre dhe të përjetojmë diçka të re. ”, tha Rashica në fund.