Përmes një postimi në rrjetet sociale, kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se Shkolla Fillore “Laura Scotti” në Graboc ka përfunduar renovimin e plotë.

Ai ka bërë të ditur se tashmë shkolla ofron kushte moderne dhe hapësira më funksionale për nxënësit dhe mësimdhënësit, transmeton Rilindjashqiptare.

“Ky investim kapital siguron një ambient të ngrohtë dhe motivues për nxënësit, ndërsa nga viti i ardhshëm pritet të fillojë edhe mësimi gjithëditor. Shkolla është e pajisur edhe me kabinete moderne, të cilat do t’i shërbejnë procesit mësimor me standarde më të larta,” ka shkruar Osmani./Rilindjashqiptare/

Related Posts